Vasil Marku

shqiptar ortodoks Vasil Marku (1888-1949) është nga Borova e Kolonjës. Që në moshë të re emigroi në Amerikë, ku u dorëzua prift në Sant Louis. Në vitin 1919 së bashku me Agathangjel Çamçen erdhën në Shqipëri dhe morrën pjesë aktive në përpjekjet për autoqefalinë e kishës. Në vitin 1922 Kongresi historik i Beratit e zgjodhi Kryetar të Këshillit të Lartë. Më 1923 Atë Vasil Marku ka kryesuar përfaqësinë e kishës shqiptare, e cila shkoi në Kostandinopojë për çështjen e autoqefalisë. Më 24 shkurt 1929 Atë Vasil Marku mori ofiqin e Ikonomit të Madh Mitrofor dhe u caktua anëtar i Sinodit të Shenjtë, në cilësinë e titullarit të dioqezës së Korçës. Ceremonia u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]