VATERPOLI


VATERPOLI
✤ Lojë sportive me dy skuadra nga 7 veta, që notojnë në ujë dhe përpiqen të fusin topin në portën e palës tjetër. Si fushë është një pellg uji 20×30 m, i thellë 2 m. Loja zgjat 20 min. të ndara 4×5 me 2 min. pushim dhe mund të ndërrohen deri 4 lojtarë. Në Shqipëri ka filluar të ushtrohet pas Çlirimit. Veprimtaria e parë kombëtare u zhvillua më 1946 në Durrës. Ushtrohet nga ekipet në qytetet kryesore ku ka pishina (shih).

(H.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vaterpoli


[cite]