VAVAKO DHIMITËR


VAVAKO DHIMITËR
✤ (1907-1965). Mjek e studiues në fushën e shkencave veterinare, profesor. Veprimtarinë shkencore ia kushtoi studimit të etio-

logjisë, metodave të diagnozës dhe të profilaksisë së shumë sëmundjeve të kafshëve hujqësore, është autor i shumë punimeve shkencore në fushën e mikrobiologjisë e të epizootologjisë. U mor me përgatitjen e vaksinës dhe të serumii kundër plasjes dhe me metodat e reja për titrimin e tyre; me çështje të ndryshme epizootologjike e të parambrojtjes specifike të brucelozës, enterotoksemisë e të zbekthit (agalaksisë ngjitëse), prodhimin e një vaksine origjinale kundër paratifos së dhenvs etj. Ka qenë drejtor i Laboratorit Qendror Veterinar, sot Instituti i Kërkimeve Veterinare. (Z.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vavako Dhimitër


[cite]