VDEKJA
✤ Ndërprerja e jetës së një pjesëtari të familjes, si një ngjarje e hidhur është përcjellë me një ritual tradicional mjaft të përpunuar, që kishte disa ndryshime sipas krahinave dhe rasteve. Në zakonet dhe ritet e V. kanë ushtruar ndikim fetë.

V. shoqërohej me vajtimet, që bëheshin nga gratë (shih: Gjëma). Vajtimet shpesh ishin improvizime të çastit. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë të afërmit, hashkëfshatarët e të njohurit. Shprehje e solidaritetit popullor ishin ndihmat materiale. Ceremonia përfshinte zakone e rite të shumta, një pjesë e të cilave shprehnin nderim për të vdekurin dhe të afërmit e tij, si hapja e varrit nga bashkëfshatarët, hedhja e një lopate dhë nga të gjithë pjesëmarrësit në varrim etj. Një varg ritesh lidheshin me paragjykime, si ndalimi i kalimit të korteut pranë vendeve të mbjella ose të bagëtive, mbyllja e dritareve dhe dyerve të shtëpive etj.

Për të vdekurin mbahej zi, që shprehej në veshje, në formën e flokëve etj. Familjet”q3 kishin zi nuk merrnin pjesë në ceremonitë e gëzuara. Në krahina të ndryshme shenjat e zisë kishin veçanësi, diku vishej një gunë së prapthi-. diku vendosej në kokë një shami e bardhë etj. Në shumë qytete, sidomos në ato të Shqipërisë së Jugut, gratë visheshin me rroba krejt të zeza. Si ndikim, i qytetit ky zakon nga mesj i shek. XIX filloi të futej edhe në disa fshatra.

Këto zakone u ruajtën të theksuara deri në fillimin e shek.-tonë. Sidomos pas Çlirimit të vendit me ndryshimet e thella shoqërore, hotëkuptimore e të mënyrës së jetës në përgjithësi, një pjesë e madhe e zakoneve të V. u mënjanuan ose e humhën forcën e mëparshme. Sot zakonet e V. janë zhveshur nga shumë rite e ndikime të ideologjisë fetare. Janë bërë zakone të reja pjesëmarrja e organizuar në varrime, vendosja e kurorave mbi varr, mbajtja e një fjale nga përfaqësues të organizatave shoqërore etj.

(Y.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vdekja


[cite]