VEGJA
✤ Mjet i madh prej druri i ngritur mbi katër këmbë dhe me pjesët e nevojshme, në të cilin tendosen fijet e majës prej liri, leshi, mëndafshi a pambuku dhe punohet për të endur pëlhura të ndryshme e qilima. Tipi më i lashtë është V. me këmbë (vertikale), më pas u përdor V. e shtrirë (horizontale) me dy lisa dhe me përsosjen e mëtejshme u bë me 4 lisa. Në krahina të ndryshme shqiptare njihet me disa terma: vegël, veg, avlëmend, tellar, argali etj. Pjesët kryesore të V. janë: dy shulat në njërin mbështillet maja dhe në tjetrin pëlhura e punuar, lisat ose liqtë për të ulur e ngritur këmbyerazi fijet e majës, shpata ose krehri për ië rrahur indin, druga e boshtet e penjve etj.

V. përdorej pothuaj në çdo shtëpi fshatare dhe në mjaft familje qytetare si mjeti kryesor për tekstilet popullore (shih). Sot V. përdoret kryesisht për endjen e qilimave, ndërsa në industrinë tekstile (shih) ia ka zënë vendin tezgjahu automatik.

(A.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vegja


[cite]