VELÇANI


VELÇANI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Shpella e Buzahishtë. Në vitet 1895 deri 1913 fshatarët u ngritën në protestë për të fituar tokë dhe të drejta shoqërore. Gjatë Luftës ANÇ banorët morën pjesë dhe shumë prej tyre u radhitën në njësitet partizane. Këshilli NÇ u krijua në janar 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1957. V. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Ka të zhvilluar frutikulturën. V. ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Velçani


[cite]