VELA
✤ Fshat në rrethin e Lezhës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Ishull-Lezhës (shih). Përmendet që në shek.XVII. Banorët kanë mbështetur Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Përfshihet në koop. e bashkuar «Fran Ivanaj». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive. V. ka shkollë 8-vjeçare, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vela


[cite]