VELÇA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (JL), në shpatin P të malit të Gribës, në të djathtë të luginës • së Shushicës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Gjorm (shih). Dëshmohet si vendbanim i vjetër. Në shpellat e Velçës janë zbuluar gjurmë të periudhës së neolitit (vegla guri, qeramkë e pikturuar). Këshilii NÇ u ngrit në nëntor 1942. Celula e parë e/ PKSH u formua në dhjetor 1942. Në V. ^jane zhvilluar disa beteja të ashpra: në dhjetor 1943 midis Br. I S dhe forcave gjermanoballiste dhe në qershor 1944 midis Br. VI S dhe nazistëve gjermanë. Kanë rënë në fushën e betejës mjaft dëshmorë. Kolektivizimi i hujqësisë përfundoi më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Gjormit, e formuar më 1964. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të hukës, duhanit. Është e njohur për prodhimin e një lloji të fasules që ka marrë emrin «fasule velçe». V. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Velça
[cite]