VELEÇIKU
✤ Mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Shkodrës) me lartësi 1725 m. Është i ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të mesozoikut. Ka formë konike me shpate mjaft të pjerrëta. Nga L vazhdon deri te Maja e Mprehtë (1717 m). Shpati J është pothuajse i zhveshur, kurse në shpatin V ka pyje të dendura ahu. Në rrëzën JL të Veleçikut shtrihet Razma, qendër e rëndësishme turistike, ku gjendet një nga shtëpitë e pushimit më të vjetra e më të mëdha malore të vendit.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Veleçiku
[cite]