VEPRIMET LUFTARAKE TË GJERGJ KASTRIOTIT NË ITALI


VEPRIMET LUFTARAKE TË GJERGJ KASTRIOTIT NË ITALI
✤ (1469-62). U ndërmorën nga Skënderbeu me thirrjen për ndihmë që iu drejtua nga mbreti Ferdinand. i Napolit (shih) në luftë me banorët kryengritës të përkrahur nga francezët. Me ndërhyrjen në këtë konflikt, Skënderbeu synonte të siguronte nga ana e vet, si shpërblim, ndihma nga ana e mbretit të Napolit dhe të aleatëve të tij, papës Piu II, dhe dukës Françesk Sforca të Milanos. Në shtator të vitit 1460 në Itali u dërgua një repart prej 500 luftëtarësh, kurse në gusht 1461, Skënderbeu shkoi vetë në Itali në krye të 3000 vetave. Brenda një kohe të shkurtër forcat shqiptare me sulmet e tyre të fuqishme çliruan krahinat përreth, në veri dhe në jug të Barletas, në Bari, Altamura, Trani etj. Beteja më e ashpër u zhvillua në qytetin e Ursarës ndërmjet forcave shqiptaro-italiane të komanduara nga Skënderbeu dhe forcave franceze-italiane të komanduara nga Jakov Piçinino, udhëheqës i reparteve mercenare në shërbim të kundërshtarëve të Ferdinandit. Kalorësia e lehtë dhe e shpejtë shqiptare e shthuri kalorësinë e rëndë kundërshtare. Italofrancezët lanë në fushën e betejës shumë të vrarë, 1000 robër dhe 25 flamurë. Nga forcat shqiptaroitaliane u vranë rreth 1000 veta.

Veprimet Iuftarake të forcave shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu në Itali shpëtuan Ferdinandin nga disfata e plotë. Megjithë vlerësimin e lartë që gjetën këto veprime nga shtetet e interesuara, Skënderbeu nuk mundi të siguronte në luftë kundër osmanëve një pjesëmarrje aktive të mbretërisë së Napolit dhe të shteteve të tjera italiane. Aksioni i përgatitur nga këto më 1464 dështoi pa filluar.

(A.Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Veprimet Luftarake Të Gjergj Kastriotit Në Itali


[cite]