VEQILHARXHI NAUM
✤ (1767-1846.) Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kalofe fëmijërinë. Që para v. 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani të v. 1821 kundër Perandorisë Osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me shqiptarë të kolonisë së atjeshme… Më pas punoi si avokat në Braile dhe u lidh merrethet e iluministëve demokratë të atdhetarëveballkanas. Iu kushtua çështjes së çlirimit të Shqi— përisë duke u udhëhequr nga ideja themelore ndriçimtare, se një popull mund të dalë nga prapambetja vetëm po të shkruajë gjuhën amtare dhe po të përhapen arsimi e kultura kombëtare.
Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, tëpranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t’u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, «Ëvetarin». Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat”. jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me titullin Fare i ri ëvetar shqip, të shoqëruar me një «E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë». Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera, që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij për çështjen shqiptare.
Parathënia e abetares, qarkorja dhe letra e v. 1846 janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në to formulohen kërkesat kulturore të lëvizjes. Si iluminist revolucionar, N. V. mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara. Pa çlirimin kulturor nuk mund të arrihej as çlirimi politik. Duke u nisur nga pikëpamjet racionaliste, i shihte shqiptarët si komh me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. U ngrit kundër dasive fetare dhe u bëri thirrje shqiptarëve të hapin sytë, duke kërkuar zgjimin e ndërgjegjes komhëtare. Kishte besim te aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve.
N. V. e kuptoi rrezikun e madh të shkollave të huaja dhe punoi për një shkollë shqipe, me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. Dha ndihmesë e shfaqi mendime të reja edhe për lëvrimin e gjuhës. U mbështet te gjuha e popullit, përdori fjalë të vjetra e të rralla dhe u shpreh për pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes.
N. V. u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar.
(M. I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Veqilharxhi Naum