VERMOSHI
✤ Zonë gjeografike në skajin V të rrethit të Shkodrës, pjesë e Alpeve Shqiptare. Shtrihet tërësisht në luginën e lumit me të njëjtin emër, midis kurrizit malor të Marlulës në V dhe atij të Grebenit në J. Është e ndërtuar në pjesën më të madhe prej flishit (kurrizi i Grebenit), kurse gëlqerorët dhe shkëmbinjtë efuzivë triasikë përbëjnë vetëm kurrizin e Marlulës, mbi lartësinë 1500-1600 m. Ka reliev malor alpin, të theksuar veçanërisht në kurrizin e Marlulës (2188 m).
Lugina e 1. të Vermoshit është me origjinë akullnajore. Edhe kurrizet rrethuese ruajnë gjurmët e akullimeve kuaternare, në trajtën e cirqeve. Në këtë luginë mjaft të gjerë është vendosur edhe fshati alpin i Vermoshit. Para daljes nga vendi ynë, në Bashkim, lugina formon një kanion madhështor. Shpatet e luginës janë të mbuluar nga pyje të dendura ahu e pjesërisht pishe. Bjeshkët e Vermoshit (Seferçja, Smutiroga, Lugu i Dolit etj); kanë kullota të pasura alpine. Në V të Vermoshit, tek maja e Zhihovës ndodhet dhe pika më veriore e vendit (42°39’0”).
V. ka klimë malore, me temp. mesatare vjstore 7.2°C, të janarit — 2.6°C dhe të korriku*. 15.9°C. Sasia mesatare e reshjeve arrin 2123 mm dhe është një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vermoshi