(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Eshtë transliteruar dhe në formën “Vrizezis”. Toponim që përmendet në anëshkrimet e një kodiku të Beratit. Ka dy interpretime:Vërzhezhë / Bërzhezhë (Skrapar), vend përkundrejt fshatit Munushtir, ku, sipas regjistrave osmanë, më mesin e shekullit të 15- të ekzistonte manastiri i Shën Mitrit (“monaster ajos Dimitri”). Një interpretim i dytë e lidh këtë toponim me një fshat ndërmjet Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Në këtë rast kjo do të ishte forma greqishte e toponimit “Vërria e Zezë”, toponim që është ruajtur deri më sot.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]