VERRIA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (L), në luginën e lumit Erzen. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Façesh, Burimas, Shëngjin i Madh, Ura dhe Shëngjergj, popullsia gjithsej 4000 hanorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë që në shekujt III-IV. Bënte pjesë në Tomadhe (shih) dhe deri në fund të shek.XIX del me emrin Shëngjergj. Emrin e sotëm e mhan nga v. 1969. Është e njohur kryengritja e fshatarëve të zonës së Shëngjergjit në korrik të vitit 1902 kundër pushtuesve osmanë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Më 28 nëntor 1943 në Shëngjergj u formua Br. II S dhe në përurimin e saj mori pjesë sh. Enver Hoxha. Këtu ka qëndruar Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ. Sot V. është qendër e koop. bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. V. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Verria


[cite]