VEROQJA
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (VP), në bregun e majtë të lumit Kalasa në zonën e Rrëzomës. Qendër e fshatit të hashkuar që përfshin edhe fshatrat: Tatzat, Kalasë, Kopaçezë, Senicë, Fushë-Vërrijë dhe Bashaj; popullsia gjithsej 3057 banorë. Është fshat i vjetër. Përmendet në regjistrin osman të v. 1431. Këshilli NÇ u krijua në nëntor 1943. U çlirua në mars 1944. Koop. bujqësore u ngrit më 1955. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, agrumet, bagëtitë e imëta. Ka shkollë të mesme bujqësore, spital, farmaci, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Veroqja


[cite]