VESHJA ANTI-G

(qielli)

Pilotët e aeroplanëve reaktivë e veçanërisht kozmonautët, para fluturimit veshin një kostum të posaçëm që u rri shtrënguar pas trupit. Ai shërben për të mbajtur gjakun në të gjitha pjesët e trupit, me qëllim që pilotët të mos humbasin ndjenjat. Nxitimi i rëndesës, që vepron mbi të gjithë trupat në rënie të lirë, shënohet me shkronjën g. Gjatë fluturimeve disa pilotë i nënshtrohen një nxitimi disa herë më të madh se nxitimi i rëndesës. Forca qendërikëse (forca që synon ta shtyjë larg qendrës trupin që bën lëvizje rrotulluese) e largon gjakun nga disa pjesë të trupit dhe e grumbullon në disa pjesë të tjera. Mirëpo kur gjaku largohet nga trupi, njeriu humbet ndjenjat.

Qielli – Deti – Toka

[cite]