Largësitë midis yjve në qiell janë aq të mëdha saqë është e pamundur të llogariten në metra e bile as në kilometra. Për këtë arsye ato llogariten me vjet-dritë. Një vit-dritë është largësia që përshkon një rreze drite gjatë një viti. Dhe dihet se drita përhapet me shpejtësi shumë të madhe! Astronomët, që vrojtojnë qiellin me teleskopë, përdorin disa njësi ta veçanta për të matur largësitë në qiell në përputhje me përmasat e pafund të gjithësisë. Drita përshkon 300.000 km në sekondë dhe një vit përbëhet nga 31 milionë e 536 000 sekonda. Në një vit, pra, drita përshkon 9.460.800.000.000 km, d.m.th. afërsisht 10.000 miliardë kilometra! Natyrisht është më thjesht të thuash që Siriusi, ylli më i ndritshëm i qiellit tonë, është 8-vjet dritë larg nesh sesa të llogaritësh kilometrat e gjithë kësaj largësie.
[cite]