VESHJET
✤ Rrobat që mban njeriu në trup për t’u mbrojtur nga ndikimi i klimës e i mjedisit dhe për pamje të hijshme. Ndahen në V. të brendshme, V. të sipërme dhe në V. për burra, gra dhe fëmijë. Përveç V. të zakonshme ka dhe V. për përdorime të veçanta (V. pune, sportive, ushtarake, mjekësore etj.)

Historikisht janë përpunuar një varg tipash të V. (kostumeve) karakteristike që përbëjnë veshjet popullore shqiptare (shih). Rritja e mirëqenies dhe ngritja e nivelit kulturor të masave kanë ndikuar eahe në V. e popullsisë. Shndërrimet e thella ekonomike-shoqërore pas Çlirimit kanë çuar në zhdukjen e dallimeve të dukshme në V. e qytetarëve dhe fshatarëve. V. e sotme u janë përshtatur kushteve të reja të jetës socialiste të vendit. Ato janë të thjeshta, me sliije, duke ruajtur edhe lidhje me traditën kombëtare. V. prodhohen sot kryesisht në shkallë industriale (Shih: Industria e veshjeve). (M.Ku.—T.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Veshjet


[cite]