VETERINARIA
✤ Shkenca që studion sëmundjet e kafshëve, metodat e profilaksisë e të mjekimit të tyre, si dhe masat për mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet e përbashkëta për kafshët e njeriun (antropozoonozat). Në kushtet e ekonomisë së prapambetur para Çlirimit edhe shërbimi veterinar nuk pati zhvillim. Me iniciativën e Bilal Golemit (shih) u ngrit i pari laborator veterinar në Tiranë (1928). Nëpërmjet analizave bakteriologjike u përcaktuan diagnozat e disa sëmundjeve. Menjëherë pas Çlirimit vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së bagëtive nga sëmundjet e xrezikshme e të përhapura si plasja, tifoja, lija, afta, gëlbaza etj. Më 1951 u miratua ligji mbi shërbimin veterinar, i cili ndihmoi për zbatimin e profilaksisë së përgjithshme e specifike e ndikoi në parandalimin e dëmtimeve në masë të bagëtisë. Krahas këtyre masave u bë e mundur përgatitja profesionale e kuadrit specialist me anë kursesh të ndryshme. Mbi bazën e laboratorit të veterinarisë u ngritën Instituti i kërkinieve veterinare dhe laboratorët e diagnostikimit në rrethe, u hap fakulteti i Veterinarisë pranë I.L.Bujqësor. Tashmë prodhohen në vend një varg biopreparatesh të ndryshme.
Në saje të këtyre masave në Shqipëri nuk përbëjnë më problem afta epizootike, murtaja e derrave, morva e durina e niëthundrakëve, janë kufizuar mjaft plasja, zbekthi, bruceloza, tuberkulozi, paratifoja e fruthi i derrave, dështimet paratifike të dhenve, murtaja dhe lija e shpendëve, gëlbaza, strongilatozat etj.
Rrjeti shtetëror i shërbimit veterinar sot është organizuar në Ministrinë e Bujqësisë, në k.e.
të këshillave popullore të rretheve, në të gjitha ekonomitë bujqësore blegtorale, si dhe në qendrat e grumbullimit e të përpunimit të prodhimeve blegtoraie. Puna e këtij shërbimi mbështetet në «Ligjin mbi shërbimin veterinar» e në rregulloret për zbatimin e tij. Kujdes i kushtohet edhe mbrojtjes nga shumë sëmundje të reja të rrezikshme infektive e parazitare. Vend të veçantë zë profilaksia veterinare, e cila merret me gjurmimin e sëmundjeve infektive e parazitare dhe luftimin me kohë të tyre, me vaksinimet parambrojtëse, përpunimin antiparazitar të kafshëve dhe përdorimin e kimioprofilaksisë etj.
Kontrolli shëndetësor veterinar zbatohet për kafshët bujqësore e shpendët dhe për prodhimet blegtorale. Ai organizohet edhe në pikat kufitare shtetërore. Në ekonomitë bujqësore kryhen gjurmime e kontrolle të planifikuara për sëmundjet, për ushqimin e kafshëve, stallat, kullotat, mjediset e qëndrimit e të iëvizjes së bagëtive, të vendeve të groposjes së kufomave etj. Nga kontrolli përcaktohet veçimi, therja ose mjekimi i kafshëve të sëmura si dhe vaksinimi i kafshëve të shëndosha. Ky kontroll kryhet dhe në qendrat ku përpunohen prodhimet blegtorale, si kombinatet e mishit, thertoret e pikat e therjes, ndërmarrjet e përpunimit të qumështit e të nënprodhimeve të tij, qendrat e grumbullimit të lëkurave, të leshit etj. Ndër studiuesit dlie organizuesit në këtë fushë mund të përmenden: Bilal Golemi, Dhimitër Vavako, Zef Kakarriqi, Vasil Zhupa, Medar Shtylla, Asllan Muhedini, Myslym Selenica etj.
(Z.K.—Em.H.—Al.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Veterinaria