VIDHANI
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (J), në bregun e djathtë të Tomoricës, në shpatin P të malit të Koshnicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ermenj, Kotka, Lemnusha, Simani, popullsia gjithsej 1100 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë, ruhen gërmadhat e një kështjelle mesjetare të shek.XIV-XV. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Këtu janë zhvilluar disa luftime gjatë Luftës ANÇ. Sot V. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten të imëtat dhe gjedhët. V. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vidhani
[cite]