VIDOHOVA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (JL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Mirasit (shih). Banorët u lidhën ngushtë me Luftën ANÇ. Nga V. kanë dalë 60 partizanë. Më 2 gusht 1949 luftëtarët e postës kufitare dhe forcat vullnetare të fshatit përballuan sulmin e trupave monarkofashiste greke (shih: Posta kufitare e Vidohovës). V. përfshihet në koop. e bashkuar të Mirasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. V. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vidohova
[cite]