Vija e Teodosit

Vija e Teodosit Vija e Teodosit:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kufiri ndarës i dy perandorive romake, të Perëndimit dhe të Lindjes, nën sundimin e dy djemve të perandorit Teodos, pas vdekjes së këtij të fundit, në vitin 395. “Vija e Teodosit”, duke i ndarë provincat ilirike në vartësi të ndryshme, me zhvendosjet e herëpashershme të saj, sikurse kanë vënë re studiuesit (A. Plasari), ka lënë gjurmë në formimin etnopsikik të shqiptarëve (Shih edhe:Edwin Jasques, “Shqiptarët”, 1995, f. 165 e botimit shqip).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]