VINJAU STAVRO


VINJAU STAVRO
✤ (1893-1975). Atdhetar demokrat i dalluar, publicist përparimtar. Mësimet e para i ndoqi në qytetin e lindjes, në Përmet, kurse shkollën e lartë për drejtësi e kreu në Itali. Mori pjesë aktive në lëvizjen për demokratizimin e jetës së vendit në vitet 19211924.

Duke ushtruar profesionin e avokatit, mori në mbrojtje të drejtat e bujqve të shkelura nga çifligarët. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1921 doli deputet në Këshillin Kombëtar ku luftoi si anëtar aktiv i opozitës demokratike kundër reaksionit çifligaro-borgjez. Mori pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924 (shih) dhe në qeverinë demokratike të kryesuar nga Fan Noli S.V. ishte ministër i Drejtësisë dhe i Arsimit. Pas shtypjes së Revolucionit në dhjetor 1924 mërgoi jashtë atdheut. Në vitet e para mbrojti në shtyp Revolucionin e Qershorit dhe figurat kryesore të tij nga fushata propagandistike e reaksionit. Pastaj u tërhoq nga jeta politike aktive dhe vdiq në Itali.

(H.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vinjau Stavro


[cite]