VIRGJNAT


VIRGJNAT
✤ Vajza që, sipas një zakoni shumë të lashtë, për arsye të forta (p.sh. për të marrë gjakun e vëllait a të atit, kur familja nuk kishte meshkuj të tjerë) zotoheshin botërisht se nuk do të martoheshin më. Visheshin tërësisht ose pjesërisht si burrat, merrnin një emër mashkulli, rrinin ndër burra, pinin duhan, nuk bënin punë shtëpie, por ruanin bagëtinë, shumë herë mbanin edhe armë. Në epikën popullore përmenden raste V. që kanë luftuar me trimëri të rrallë. Autorë të ndryshëm kanë përshkruar raste të kësaj dukurie të lashtë edhe në shekullin tonë në Mat, Mirditë, Lumë, Malësi të Madhe, në Kosovë etj.

(A.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Virgjnat


[cite]