VIROI I GJIROKASTRËS


VIROI I GJIROKASTRËS
✤ Burim karstik i tipit me sifon që del në rrëzën VP të Malit të Gjerë, pranë Gjirokastrës nëpërmjet një guve në formë hinke, me gjatësi 6 m e gjerësi 3-4 m. Ushqehet kryesisht nga shirat, të cilët pasi kalojnë nëpër kanale e zbrastësi të gëlqerorëve të karstëzuar të Malit të Gjerë, mblidhen në një rezervuar të nëndheshëm. Prurjet më të mëdha të burimit vrojtohen në dimër me një mesatare prej rreth 17 m3/sek. Në muajt e verës prurjet zvogëlohen shmnë dhe shpesh burimi shteron. Ujërat kanë temp. mesatare vjetore 11°C, mineralizim deri 390 mg/1. Uji është i rëndë në të pirë. Sot ujërat e V. grumbullohen në një liqen artificial. Rreth tij janë ngritur lokale e mjedise të përshtatshme dhe është kthyer në një pikë turistike tërheqëse.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Viroi I Gjirokastrës


[cite]