VISHNJA
✤ (Prunus cerasus, L. Cerasus vulgaris, Milier). Dru frutor i familjes trëndafilore (Rosa-

ceae) me trung të lartë 8-10 m me gjethe të blerta eliptike ose vezake, majëmprehtë e të dhëmbëzuara anash, me lule të bardha, të grumbulluara nga 2-4 në lulesa ombrellore.

Lulëzon në prill ose maj, bën fryt një kokërr të vogël të rrumbullakët me ngjyrën karakteristike të shndritshme. Prodhon që në vitin e tretë të mbëltimit, rron 30-40 vjet.

V. është me prejardhje nga Azia e Vogël, në Shqipëri është njohur dhe kultivuar që në kohët e lashta, e përhapur në zonën me klimë mesatare dhe kontinentale të butë në toka të varfra. Shumëzohet me fidanë të shartuar mbi qershinë e egër. Rritet kudo por kryesisht në rrethet:

Fruti ka vlera ushqimore ai përmban glukozë rreth 4.8%-5.2°/o, 3.3%-4.3°/ç fruktozë dhe 0.3-0.8% sakarozë. Në disa kultivarë përqindja e sheqerërave arrin deri 12.7-14.5.%. Është i pasur me acide organike dhe tutamina. Konsumohet i freskët, por më shumë përdoret në ind. ushqimore për reçel dhe pije freskuese. (T.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vishnja


[cite]