VITHKUQI


VITHKUQI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (JP). Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat Lubonjë, Gjanç, Leshnjë, Shtyllë, Roshanj, Çemericë e Rehovë, popullsia gjithsej 3500 banorë. Njihet si vendbanim që në mesjetë. Në shek. XVII-XVIII ishte një nga qendrat ekonomike-kulturore të mëdha të vendit siç e dëshmojnë edhe monumentel e kulturës (afresket e manastirit të Shën Pjetrit e Pavlit të piktorëve Zografë). V. është vendlindja e nismëtarit të Rilindjes kombëtare Naum Veqilharxhit. Pas rrënimit si qytet në mesin e shek. XVIII nga feudalët, V. u kthye në fshat të zakonshëm.

V. ka qenë një nga bazat e rëndësishme të Luftës ANÇ. Celula e Partisë të zonës u krijua në dhjetor 1942 (në Rehovë) dhe këshilli NÇ në tetor 1942. Aty u krijuan, më 1942 Çeta partizane e krahinës, në korrik 1943 batalioni «Qamil Panariti», në gusht 1943 Brigada I S (në pyllin e Makrëzës). Në Korrik-gusht 1943 në V. qëndroi Shtabi i Përgjith. i UNÇSH dhe sh. Enver Hoxha. Në shkurt 1943 forcat e Brigadës I së bashku me ato territoriale thyen operacionin e forcave italiane. Në gusht 1943 fshati u dogj nga pushtuesit.

V. është qendër e koop. së bashkuar «Brigada I S». Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e dhenve, dhive e gjedhëve. Koop. ka kullota të pasura. Në V. është ngritur më 1936 hidrocentrali i parë në Shqipëri me kapacitet 500 kW dhe ujësjellësi për qytetin e Korçës. Gjatë viteve të pushtetit popullor pranë Gjançit është ngritur një ujëmbledhës i madh, në Rehovë është çelur një minierë bakri dhe një fabrikë për pasurimin e tij. V. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, monumente kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vithkuqi


[cite]