VJOSA
✤ Lumë, më i madhi në Shqipërinë e J dhe i dyti pas Drinit, me gjatësi 272 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 6706 kmJ, lartësi mesatare 855 m dhe rënie 5 m/km. Buron nga vargmalet e Pindit (Greqi) dhe pasi futet në Shqipëri, në Perat, kalen në pjesën më të madhe nëpër Krahinën Malore Jugcre, ndërsa në .rrjedhën e poshtme, që nga Mëmaliaj deri në grykëderdhje
kalon në Ultësirën Bregdetare. Deri në Këlcyrë V, ka drejtim VP, nga Këlcyra deri në Dragot kthehet në P dhe ndërpret tërthor ‘vargjet malore në grykën e Këlcyrës (shih), ku merr ujërat e shumë burimeve e formon një kanion madhështor rreth 13 km të gjatë, duke çarë tërthor dy struktura kryesore antiklinale e duke ndërprerë Trebeshinën nga Dhëmbeli dhe Shëndellinë nga Goliku. Nga Tepelena deri në derdhje rimerr përsëri në përgjithësi drejtimin VP. Në V. derdhen degë të shumta si lumi i Sarandaporos, përroi i Çarshovës, përrroi i Lëngaricës, përroi i Lemnicës dhe Zalli i Dëshnicës. Në grykën e Këlcyrës derdhen përroi i Zagorisë, përroi e Mezhgoranit dhe grumbullohen ujërat e shumë burimeve karstike, që shpërthejnë në shtratin e këtij lumi, ndër të cilët dallon burimi i fuqishëm «Syri i Zi». Poshtë Dragotit derdhet lumi Drino, dega më e madhe e V. Pas derdhjes së Drinos shtrati i V. zgjerohet, në Beshisht merr ujërat e degës së dytë për nga madhësia, Shushicës (shih) dhe mandej kalon në Ultësirën Bregdetare.
V. defdhet në detin Adriatik në afërsi të fshatit Poro, në V të liqenit të Nartës. Në pellgun ujëmbledhës të V. afro gjysma e shkëmbinjve janë gëlqerorë të shtresëzuar e të karstëzuar, ku dalin burime të shumta si në grykën e Këlcyrës, Virua, Nepravishtë, Libohovë, Picar, Kalivaç, Poçem etj. Me degët e shumta brenda territorit shtetëror të RPSSH e shton sasinë e ujit dhe arrin prurjen mesatare 195 m3/sek me një modul rrjedhjeje mesatare prej 29.1 1/sek përkm2. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 4200 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta pezull që transporton V. në det gjatë një viti është mesatarisht 6.7 milionë tonë. Ujërat e V. kanë mineralizimin mesatar, prej 335 mg/1 dhe përdoren gjerë për ujitje, nëpërmjet një sistemi kanalesh ujifëse si ai Vjosë-Levan-Fier. Ka rezerva të mëdha ujore e hidroenergjetike, që parashikohet të shfrytëzohen.
R.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vjosa