VLERESIMI I USHQIMËVE

Shkencëtarët e masin sasinë e energjisë që japin lëndët e ndryshme ushqimore, me një njësi matëse që është quajtur kalori. Kështu, një lugë mjaltë jep rreth 100 kalori; 100 gramë karbohidrate japin rreth 400 kalori, ndërsa 100 gramë yndyra japin rreth dyfishin që japin karbohidratet, afër 800 kalori. Yndyrat janë lëndët që japin më shumë energji Me llogaritje të shumta është përcaktuar sasia e ushqimeve që ne duhet të hamë për të siguruar punën normale të organizmit tonë.

Një fëmijë një vjeç ka nevojë për 90 kalori për çdo kilogram peshë të trupit të tij. Një njeri i imët 30-50 vjeç ka nevojë për 30 kalori për çdo kilogram të trupit të tij, por një njeri që kryen punë të lodhshme duhet të marrë 60 kalori për çdo kilogram peshë të trupit. Në përgjithësi, një njeri i rritur, me peshë normale, ka nevojë për 1800-4500 kalori në ditë, në përputhje me punën që bën.

Trupi — Ynë

[cite]