YNDYRAT

Yndyrat përbëjnë një kategori të rëndësishme ushqimore. Ato janë një burim i madh energjie për organizmin tonë. Por organizmi ynë yndyrat nuk mund t’i përvetësojë drejtpërdrejt. Më parë këto lëndë shndërrohen në aparatin tretës në acide yndyrore e në glicerinë e pastaj përvetësohen nga organizmi. Energjinë që përmbajnë yndyrat, organizmi ynë e shfrytëzon duke i djegur ato në prani të oksigjenit ashtu si dhe lëndët e tjera sheqerore. Yndyra përmbajnë kryesisht këto lloje ushqimesh: vajrat, qumështi dhe produktet e tij (gjalpi dhe djathi); në sasi të vogël yndyra përmbajnë edhe mishi, disa fruta, p.sh. arrat, si dhe disa zarzavate.

Organizmi ynë yndyrat i trajton në një mënyrë të veçantë, jo njëlloj si karbohidratet. Ai nuk i djeg menjëherë, që t’u marrë energjinë që përmbajnë, por më parë i depoziton në disa vende të posaçme dhe i ruan si rezervë ushqimore. Nëse organizmi për njëfarë kohe nuk merr ushqime, atëherë ai fillon të përdorë rezervat yndyrore që ka depozituar më parë dhe i shpenzon ato për të plotësuar nevojat e tij. Ky është një mekanizëm me rëndësi të madhe jetësore, sepse e lejon organizmin tonë të përballojë situata të vështira në jetë. Organizmi ynë depoziton lëndët yndyrore në shtresën nën lëkurë, rreth nyjëtimeve, ndërmjet fibrave muskulore etj. Inde të pasura me yndyrë ndodhen pothuajse kudo në organizmin tonë. I vetmi sektor i organizmit të njeriut që nuk përmban lëndë yndyrore është sistemi nervor qendror, truri.

Trupi — Ynë

[cite]