VLLAZNIA
✤ Klub sportiv i qytetit të Shkodrës. Është vijim i klubit më të vjetër në Shqipëri, ngritur më 1919, dhe përfaqëson traditën më të hershme të futbollit. Para Çlirimit përveç futbollit ka organizuar vrapimët e para të atletikës (1920) dhe rrethin e parë çiklistik (1925). Pas Çlirimit është kampionia e parë në futboll (1945), ka zhvilluar lojërat me dorë, sportet e rënda, qitjen etj. Ka ngritur sistemin varg për gjithë ilojet e sportit. Është përfaqësuar në ndeshjet ndërkombëtare për futbollin.
(D.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vllaznia
[cite]