VLORA NURI MUSTAFA


VLORA NURI MUSTAFA
✤ Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vitet 40-70 të shek.XIX. Mori pjesë në kuvendin e Mesaplikut, në maj të vitit 1847. Në fillim të

Në qershor të vitit 1878 u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes Shqiptare për Vlorën. Mori pjesë në hartimin e protestave drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Kongresit të Berlinit. Në mbledhjen e Prevezës (shkurt 1879, shih) ku u shqyrtua çështja e kufijve të Jugut, ishte përfaqësues i Komitetit të Lidhjes për Vlorën. Në korrik të v. 1880, në krye të një komisioni, shkoi në Shkodër për forcimin e bashkëpunimit Veri-Jug në mbrojtje të kufijve të atdheut. Ishte i pranishëm në kuvendin e Gjirokastrës (gusht 1880). Si veprimtar i Shqipërisë së Jugut u bë krahu i djathtë i Abdyl Frashërit.

(N.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vlora Nuri Mustafa


[cite]