VLUSHA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë malit të Gostenckës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubehovë (shih). Është vendbanim i neolitit të hershëm. Nga zbulimet e rastit e hetimet më 1979 është përcaktuar një shtresë e hollë kulturore me qeramikë primitive njëngjyrëshe, e shoqëraar me vegla pune stralli të tipit mikrolitik, të çilat me trajtat e rregullta gjeometrike e retushin e Imët riprodhojnë vegla tipike mezolitike. V. përfaqëson sot për sot në truallin e Shqipërisë fazën më të hershme të neolitit me tradita të forta mezolitike.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vlusha
[cite]