VOGLI HASAN


VOGLI HASAN
✤ (1870-1928). Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Lindi në Tiranë në një familje atdhetare. Kreu medresen e Tiranës dhe vazhdoi shkollën e mesme turke në Shkodër. Në fshehtësi mësoi të shkruajë e të lexojë gjuhën shqipe me alfabetin latin. rnësues në Ruzhdijen Në fillim shërbeu si (shkollë e mesme) e Tiranës, pastaj (nga viti 1901) në shkollën fillore shqipe me drejtor Fil Ashikun. Edhe më vonë punoi për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe, duke përballuar me vendosmëri’ndjekjen dhe burgimin e sundimtarëve xhonturq.

Pas Shpalljes së Pavarësisë H.V. u emërua mësues në shkollën fillore «Ylli» të Tiranës dhe e vazhdoi veprimtarinë si arsimtar deri në fund të jetës së tij. Ai mbështeti vendimet e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe, b.ashkë me atdhetarët dhe masat popullore të qytetit e të fshatit të Tiranës, mbrojti Qeverinë e dalë nga ky kuvend prej sulmeve të forcave reaksionare të kryesuara nga E.Toptani (shih).

(S.Ja.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vogli Hasan


[cite]