VOJVOBA
✤ Funksionar administrativ-ushtarak i një krahine. Në periudhën bizantine njihet si komandant ushtarak. Me këtë kuptim termi V. u përdor edhe në organizimin fisnor të malësive shqiptare. Në periudhën e sundimit osman V. kryenin detyrën e komandantit ushtarak e të sigurimit të qetësisë në qytet, por sanxhakbejlerët e mytesarifët i përdornin edhe për shtypjen e kryengritjeve të masave popullore në fshat dhe për mbledhjen e detyrimeve shtetërore. V. ngarkoheshin si administratorë të haseve perandorake, vezireve të mëdhenj dhe të sanxhakbejlerëve. V. u bënë për një kohë edhe sipërmarrës të. të ardhurave të këtyre haseve. Pasi dorëzonin një pjesë të shumës si paradhënie, ata vilnin detyrimet, nga të cilat, duke abuzuar, nxirrnin përfitime të shumta.
(P.Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vojvoba
[cite]