VOKOPOLA


VOKOPOLA
✤ Krahinë në pjesën VP të rrethit të Beratit, midis malit të Tërpanit dhe lumit të Vokopolës në V, përroit të” Lavdarit në VL e L, qafës së Bubësit dhe asaj të Kiçokut në J. Përbëhet prej flishi dhe gëlqerorësh. Pjesa e brendshme e krahinës ka kodra të ulëta, shumë të copëtuara e të gërryera nga përrenjtë e shumtë. Tokat kryesore bujqësore gjenden anës përroit të Vokopolës e degëve të tij (mbillen me drithëra buke e drurë frutorë). Bimësia është e varfër. Pyjet kryesore prej dushku gjenden midis Osumit e përroit të Lavdarit e në anën VL të qafës së Kiçokut. Qendra kryesore të banuara janë Vokopola, Tozhari, Paraspuari, Çorogjafa. etj.

(N.M.)

✤ Fshat malor në rrethin e Beratit (J), afër kufirit me Përmetin. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Tërpan (shih). Është qendër banimi e vjetër. Ura e V. monument kulture është e v.1680. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943 me pjesëmarrjen e Heroit të Popullit Ramiz . Aranitasi. Brigada VII S ka bërë aty afër 3 luftime. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957, bën pjesë në koop. e bashkuar «Kongresi i ,6-të i Partisë» të Tërpanit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, sidomos të misrit. Rriten bagëtitë e imëta e pjesërisht gjedhët. V. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, grupin e këngës popullore, qendrën shëndetësore dhe pika të shërbimit tregtar ,e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vokopola


[cite]