VOKSHI SABRIJE
✤ (Nënë Bija, 1892-1984). Atdhetare e revolucionare e shquar, aktiviste e orëve të para të Luftës ANÇ, luftëtare . konsekuente për forcimin e pushtetit popullor. Lindi në Gjakovë në një familje të dëgjuar për veprimtari patriotike, prej nga kanë dalë figurat e shquara si Sulejman Vokshi e Asim Vokshi (shih). Qysh në rini u shqua për ndjenja të zjarrta patriotike, mori pjesë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë dhe pas pushtimit e aneksimit të Kosovës u rreshtua në radhët e luftëtarëve * për lirinë e bashkimin e kombit, duke qenë veprimtare e njohur e «Komitetit për mbrojtjen kombëtare të Kosovës». Më 1935 vendoset në Tiranë ku lid’net me grupet dhe lëvizjen komuniste. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, B.Vokshi përqafoi vijën revolucionare të PKSK dhe luftoi me besnikëri të patundur për triumfin e saj. Si veprimtare e shquar e Luftës ANÇ vuri në shërbim të saj dhe të PKSH çdo gjë. Në shtëpinë e saj u formua organizata e Rinisë Komuniste Shqiptare.
Më 1942 B.Vokshi u dërgua në Kosovë për fë ndihmuar organizimin e Luftës ANÇ të popullit kosovar, ku dha një ndihmesë të madhe dhe u bë një nga figurat më të njohura në popull. Delegate në Konferencën e Bujanit (1943), foli në emër të grave antifashiste të Kosovës.
B.Vokshi gjatë gjithë jetës të saj nuk ka pushuar për asnjë çast së luftuari për çështjen e popullit, për lirinë dhe të drejtat e tij. Me punën e luftën e saj ajo mishëroi virtytet më të mira të gruas shqiptare. Vdiq në Prishtinë më 23.4.1984.
(B. Ho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vokshi Sabrije
[cite]