VOSKOPOJARI GRIGOR


VOSKOPOJARI GRIGOR
✤ (?-1722). Autor kishëtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek. XVIII. Dha mësim në shkollën e mesme në Akademinë e Re, ku punoi si zëvendësdrejtor. Ishte nismëtar i krijimit të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop i Durrësit, prandaj u quajt edhe «Grigori i Durrësit». Vitet e fundit, me sa duket, i kaloi në manastirin e Shën Jonit pranë Elbasanit. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes; përktheu «Dhjatën e Vjetër», duke krijuar edhe një alfabet të veçantë. Është ndër shqipëruesit e parë të ungjillit, duke hapur kështu një traditë që u pasua prej Th.Haxhifilipit dhe V.Meksit.

(M.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Voskopojari Grigor


[cite]