VRANISHTI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (J), në krahun e majtë të luginës së Shushicës. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatin Tërbaç, popullsia gjithsej 3200 banorë. Më 1912 këtu ka ardhur I.Qemali. Fshatarët morën pjesë në Luftën e Vlorës më 1920, u daUua Sali Vranishti. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943, ndërsa në gusht 1943 u krijua çeta «Sali Vranishti». Celula e PKSH u formua në shtator 1943. Në dhjetor 1943 është zhvilluar një luftim i ashpër kundër forcave gjermano-balliste. Nga V. ranë në fushën e betejës 48 dëshmorë. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1956. Ë-shtë qendër e koop. së bashkuar «Hysni Kapo». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. V. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore.
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në rrëzë të shpatit të malit të Moravës, në anën e majtë të Devollit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Progrit (shih). Vendbanim i vjetër, pranë fshatit janë gjetur qeramika e gurë të gdhendur të periudhës së vonë antike. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Më 1947 u krijua koop. bujqësore. Më 27.8.1970 V. e vizitoi sh. Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, patateve, pemëtaria dhe rritja e lopës. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, shtëpi-muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale. Sot janë pjesë e V. fshatrat e dikurshëm Pilur e Bickë.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vranishti