VRESHTARIA
✤ Dega e bujqësisë që merret me rritjen e hardhisë. Në truallin e Shqipërisë V. dëshmohet si një degë e zhvilluar që në lashtësi. Autorët antikë grekë e romakë (Straboni, Aristoteli, Plini etj). flasin për zhvillimin e mirë të V. në trojet e banuara prej fiseve iiire. Në mesjetë V. luante rol ekonomik në jetën e fshatit e të qytetit shqiptar. Në regjistrat osmanë (1467, 1485, 1570 dhe 1582) 66 për qind e fshatrave japin të dhjetën e mushtit (verës), si kultivues të vreshtave e pjergullave. Në këtë periudhë V. ishte më e zhvilluar në zonat kodrinore e më pak në ato malore e në fushat e ulta bregdetare. Por pushtimi osman i vendit e frenoi zhvillimin e mëtejshëm të V.
Që nga mesjeta e deri në kohën e re rriteshin dy lloj hardhish: në vreshta të shku.rtra, ose me cung dhe në vreshta të gjata ose me pjergulla. E përhdpur ka qenë edhe mbjellja e pjergullave të veçuara në oborret e shtëpive, në kopshte, në anë të arave etj. (Shih: Hardhia).
Me ardhjen e filokserës (Phyloxera .vastatrix) nga Amerika në Evropë në vitet 60 të shek. XIX filloi shkatërrimi në masë i vreshtave të mbjella me hardhi evropiane. Në Shqipëri kjo dukuri u vs re sidomos më 1933 dhe nga v.1936 deri më 1944 V. u dëmtua sidomos në rrethet: Pogradec, Korçë, Kolonjë (Leskovik), Përmet, Sarandë, Vlorë. Menjëherë pas Çlirimit nis krijimi i vreshtave të rinj me fidana të shartuar ,mbi nënshartesa të qëndrueshme ndaj filokserës. Më 1946 u hodhën bazat për krijimin e vreshtave mëmëantifilokserikë në Korçë e më vonë në Shkodër. Kjo krijoi mundësinë e rimëkëmbjes dhe zgjerimit më të madh të V. U krijuan vreshtat e mëdhenj të NB «Gjergj Dimitrov» e «17 Nëntori» në Tiranë me 1575 ha, të NB «Perlat Rexhepi® Shkodër me 720 ha, si dhe me qindra hektarë në rrethet: Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë, etj. Në këta vreshta të mëdhenj janë marrë mesatarisht 100 kv/ha rrush, kurse në disa ngastra dhe mbi 200 kv/ha. Sot janë mbjellë me vreshta 18.211 ha ose 7.6 herë më shumë se më 1952. V. e sotme mbështetet gjithmonë e më shumë në studimin e përputhshmërisë së kultivarëve të mbishartesave me nënshartesat dhe duke e organizuar prodhimin me teknologji të reja. Kanë dhënë ndihmesë me veprimtarinë e tyre në V. Todo Gjermani, Muharrem Pengili etj.
(M. Pe -S. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vreshtaria