VRUGU
✤ (Peronospora). Sëmundje kërpudhore e përhapur në kulturat bujqësore, që prek gjethet, kercellin e frutat duke formuar në to njolla me ngjyrë të gjelbër të zbehtë, të cilat më vonë marrin ngjyrë kafe. Në anën e poshtme të gjetheve si dhe në kërcellin e frutat formohet një myk karakteristik në ngjyrë të bardhë, që përbën organet e riproahimit të kërpudhës (konidet).

Sëmundjet më të njohura janë V. i harahisë (P.viticola), V. i kërcellit të domates (Phytophtera parasitica), V. i patates (P. infestans) etj. V. luftohet kryesisht me fungicide me bazë bakri si zinebi etj. .

(A.Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vrugu


[cite]