VRISERAJA


VRISERAJA
✤ Fshat i Dropullit në rrethin e Gjirokastrës (J), në luginën e Drinos. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Jergucat (shih), Zervat, Bularat (shih), Bodrishtë, Kërre, Vodhinë, Pepel, Klishar, Selo, Krioner, Sotirë, Llovinë, Llongo, Koshovicë, Kakavi, Drita (shih), popullsia gjithsej 9500 (1982). V. është fshat i ri, i ngritur pas vitit 1960 në vendin e quajtur Vrisera. V. është qendër e koop. së bashkuar «Llesh Pal Çupi». Ka drejtim kryesor blegtorinë e vreshtarinë, si dhe bimët e arave. Rezervuari i Pepelit ujit 600 ha. V. ka shkollë 8-vjeçare, spital, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vriseraja


[cite]