VUKPALAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VP), buzë liqenit të Shkodrës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bajzë (Ivanaj) (shih). Banorët kanë marrë pjesë në luftërat për pavarësi e çlirim kombëtar dhe në Luftën ANÇ. Për të përkujtuar pjesëmarrjen në kryengritjet e viteve 1910-11-12, nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, në V. është ngritur Lapidari i Hotit. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Koop. është formuar më 1957. V. përfshihet në koop. e bashkuar të Bajzës (Ivanaj). Ka drejtim kryesor prodhimin e duhanit dhe të drithërave të bukës. Tokat e saj ujiten nga kanali i Hotit, që e merr ujin nga liqeni i Shkodrës. V. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vukpalaj
[cite]