VULFENIA E BALDAÇIT


VULFENIA E BALDAÇIT
✤ (Wulfenia Baldaccii Deg). Bimë barishtore shumëvjeçare e familjes skrofulariore (Scrophulariaceae), me kërceil deri 20 cm të lartë, me gjethe të pandara, Ieshtake, me lule blu, me push gjëndëror, të vendosura në vile të çlirtë skajore. Lulëzon në maj-korrik, bën fryt kapsulë. Është bimë endemike shqiptare e veçuar vetëm në nj ë areal të ngushtë të Alpeve Shqiptare (Shtegu i Dhenve, shih), rreth 1500 m lartësi, në vende me hije me substrat gëlqeror. Morfologjikisht afrohet me specie të Afganistanit dhe Himalajës. Si duket, në kohët e kaluara gjinia ka pasur areal shumë të gjerë, por më vonë nga ndryshimet e thella ekologjike, shumë specie janë zhdukur ose kanë mbetur të veçuara.

(Xh.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vulfenia E Baldaçit


[cite]