VULLKANIZMI


VULLKANIZMI
✤ Tërësi procesesh, nga të cilat magma dhe gazrat që e shoqërojnë futen në koren e Tokës dhe nxirren në sipërfaqe e në atmosferë nëpërmjet vullkaneve. Shkaqet e V. janë një seri ngjarjesh gjeologjike si pasojë e të cilave korja e Tokës çahet thellë deri në mantel, prishet ekuilibri trysni-temperaturë dhe si rrjedhojë nën kore formohet një masëemadhe dheezjarrtë shkrirjeje silikate me shumë gaze, që quhet magmë. Vendi 1 ndodhjes së saj, zakonisht në thellësi mbi 40 km, quhet vatër magmatike. Magma mund të mbetet në thellësi të kores së Tokës, të ftohet atje, duke formuar shkëmbinj intruzivë llojesh të ndryshme, si ata që gjenden në Shqipëri sidomos në zonën e Mirditës. Ajo mund të shpërthejë si lavë e të derdhet në fundin e detit ose në sipërfaqe, në vullkanet, nëpërmjet një oxhaku qendror (vullkane qendrore) ose nëpërmjet disa earjeve (vullkane çarjesh).

Skemë e një vullkani: 1. Koni 2. Krateri 3. Kanali. 4. Vatra . magmatike Materiali piroklastik që del nga gryka konike ose krateri i vullkanit, pas rënies në stere ose në det ngjishet dhe jep shkëmbinjtë piroklastikë ose tufet vullkanike që mund të quhen edhe shkcmbinj sedimentarë (shih). Nga lava e derdhur dhe e ftohur formohen shkëmbinj efuzivë si hazalti, diabazi, albitofiri, qelqi vullkanik etj. Kur magma mbus’n çarjet dhe zgavrat e vullkanit, formohen shkëmbinjtë subvullkanikë. Të gjithë këta shkëmbinj që janë shumë të përhapur në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Mirditës dhe përmhajnë shumë xeherorë të rëndësishëm, janë dëshmitarë të V. në të kaluarën gjeologjike. Ky V. ka qenë V. paleozoik (shih) dhe V. mesozoik (shih).

(I.Tu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vullkanizmi


[cite]