VULLKANIZMI MESOZOIK
✤ Vullkanizëm që është zhvilluar gjatë triasit dhe jurasikut. V. triasik ka vepruar pothuajse kudo në Albanidet gjatë triasit të poshtëm dhe të mesëm dhe është shuar në triasin e sipërm. Vullkanet kanë qenë nënujorë kryesisht të tipit qendror. Si rrjedhojë e tij janë formuar shkëmhinj efuzivë dhe piroklastikë me përbërje bazike deri në acide, që ndërthuren me shkëmbinj sedimentarë. Këta shkëmhinj vullkanikë janë kaleium-alkalinorë, me prirje kaliumalkalinore, si diabazi me titanaugjit, diabazi me olivinë, diabazi albitik, trakiandeziti, albitofiri etj. Në ta ka shfaqje xeherorësh polimetalorë të bakrit, të hekurit, të mërkurit etj.
V.jurasik që ka qenë shumë i fuqishëm, ka vepruar vetëm në zonën e Mirditës gjatë jurasikut të mesëm e të sipërm. Vullkanet kanë qenë kryesisht të tipit të çarjeve dhe tipikë nënujorë, çka vihet në dukje nga ndërthurja e shkëmbinjve vullkanikë me shkëmbinj sedimentarë dhe nga prania e të ashtuquajturave «lava jastëkore», që e shquajnë zonën e Mirditës. Si rrjedhojë e tij janë formuar shkëmbinj efuzivë, sidomos qelq vullkanik, shkëmbinj piroklastikë e subvullkanikë dellorë, me përbërje bazike deri mesataro-acide, kalcium alkalinorë deri kalciumorë, siç janë diabazi, spiliti, keratofiri kuarcor dhe tufet e tyre. Në ta takohen vendburime të rëndësishme xeherorësh të bakrit dhe shfaqje xeherorësh polimetalorë.
(I.Tu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vullkanizmi Mesozoik