VULLNETARËT ANTIFASHISTË NË LUFTËN E SPANJËS


VULLNETARËT ANTIFASHISTË NË LUFTËN E SPANJËS
✤ (-). Vullnetarë shqiptarë që shkuan në ndihmë të popullit spanjoll dhe të forcave republikane që luftonin kundër fashizmit. Mundën të kapërcejnë me vështirësi të madhe pengesat e qeverisë zogiste dhe të përballojnë rreziqet e udhëtimit ilegal. Në Spanjë u rreshtuan në radhët e brigadave ndërkombëtare e kryesisht në radhët e Brigadës XI) ndërkomhëtare «Garibaldi», që përbëhej në pjesën më të madhe nga vullnetarë italianë. Disa prej tyre si Asim Vokshi (shih), Ramiz Varvarica (shih) u ngarkuan me përgjegjësi ushtarake dhe politike. Vullnetarët shqiptarë u përleshën me fashistët në beteja të ashpra e me rëndësi në frontin e Madridit, të Barcelonës, të Aragonës e gjetkë; shumë prej tyre, midis të cilëve Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto, Teni Konomi dhanë jetën për të mbrojtur lirinë e pavarësinë e popullit spanjoll. Në zjarrin e luftës në Madrid ata botuan organin e tyre Vullnetari i lirisë (shih), i eili u shpërnda ilegalisht në Shqipëri.

Lufta e vullnetarëve shqiptarë është shfaqje e solidaritetit revolucionar me lëvizjen antifashiste ndërkombëtare dhe një ndihmesë për çështjen e lirisë së popujve dhe të mbrojtjes së tyre nga agresioni fashist.

(V.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vullnetarët Antifashistë Në Luftën E Spanjës


[cite]