VUNOI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (J), buzë detit Jon. Bën pjesë në fshatin e bashkuar me qendër në Himarë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë qysh në shekullin II p.e.r.; ruhen gërmadhat e një kalaje ilire. Celula e PKSH u krijua në shtator 1942, Këshilli NÇ në nëntor 1942, në tetor 1943 u formua Këshilli NÇ Krahinor (për Bregdetin). U dogj në qershor 1944 nga nazistët gjermanë. Kanë rënë në fushën e betejës mjaft d&shmorë. V. është vendlindja e njërit nga udhëheqësit e PPSH, e Gogo Nushit, Heronjve të Popullit Kozma Nushi, Zaho Kokës dhe Llambro Andonit. Bën pjesë në koop. e bashkuar «Zaho Koka». Dallohet për prodhimin e ullirit e të agrumeve, për përpunimin e fikut. V. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, bibliotekë, muze historik, shtëpinë-muze të vëllezërve «Nushi», njësi tregtare e komunale. Është i njohur plazhi Jali i Vunoit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vunoi
[cite]