XAKRA
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (J). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Vrinës (shih). Në faqen P të kodrës së fshatit, 8 km larg Butrintit është një stacion i epokës së paleolitit. Nuk janë bërë gërmime, po mbi sipërfaqen e vendbanirnit është mbledhur një sasi e mjaftë veglash pune prej stralli që i takojnë paleolitit të mesëm (100.000-30.000 vjet p.e.r.) dhe paleolitit të vonë (30.000-10.000 vjet p.e.r.) Veglat e paleolitit të mesëm janë përfaqësuar nga dy tipa kryesorë: «levalua» dhe «musterien»; midis tyre ka kruese, prerëse e shpuese ië retushuara mjaft mirë. Ato riprodhojnë tipa të njohur nga stacione paleolitike të Epirit të Jugut (Koqinopullos), të Tasalisë, si dhe vegla nga shtresa musteriane të Malit të Zi (Cervena Stijena). Veglat e paleolitit të vonë janë më të pakëta. Midis tyre ka thika, . prerëse dhe ashkla. Nga krahasimet me zbulimet e bëra në vendet fqinje mund të përcaktohet se njeriu i X. ka qenë i tipit neandertal. Afër X. janë gjurmët e ujësjellësit të Butrintit.

Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua në mars 1943. Në janar 1955 u ngrit koop. bujqësore, e cila më 1958 u bashkua me ato të Mursisë e Kllogjerit duke formuar koop. e bashkuar «Butrinti». Sot X. është një sektor bujqësor e blegtoral i NB të Vrinës. X. e ka vizituar sh. Enver Hoxha në vitet 1963 dhe 1968. Drejtimi krvesor i ekonomisë është prodhimi i misrit dhe kultivimi i agrumeve. X. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpi muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xakra


[cite]