XATHI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (L). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Fletë, Kulumri, Lajthizë, Sakat, Truen, popullsia gjithsej 2138 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XV. Është çliruar në maj 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në janar 1967. X është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. X. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xathi


[cite]